Me ftesë zyrtare të Bashkësisë Islame Shqiptare në Ludwigshafen të Gjermanisë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në disa aktivitete të larmishme fetare në disa xhami dje qendra islame shqiptare në Karlsruhe, Mannhein dhe Ludwigshafen, në datat 21-24 prill 2022.
Myftiu mbajti ligjëratën para xhumasë dhe hytben e asaj dite në xhaminë e re shqiptare në Karlsruhe. Më pas, ligjëroi në xhaminë e shqiptarëve në Mannhein dhe takimin me pyetje-përgjigje, sikurse ligjëroi edhe në xhaminë shqiptare në Ludwigshafen, ku mori pjesë edhe në tribunën fetare, me ç’rast iu përgjigj edhe pyetjeve dhe interesimit për aktivitetin e Myftinisë Shkodër dhe zhvillimet e ndryshme të Thirrjes Islame në Shkodër e Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu vizitoi edhe xhaminë e madhe të Dijanetit të Turqisë në qytetin e Mannheinit, sikurse u takua edhe me imamë dhe aktivistë të zellshëm në këto qytete.
Imam Muhamed B. Sytari e shprehu një pjesë të emocioneve dhe përshtypjeve të tij nga ky udhëtim edhe nëpërmjet video-mesazheve të pasqyruara në kanalin e tij në youtube, si në vijim:
Vizita në Karlsruhe:
Vizita në Mannheim:
Vizita në Ludwigshafen: