Një grup të rinjsh nga Shkodra nisen drejt Vendeve të Shenjta

Një grup të rinjsh nga Shkodra nisen drejt Vendeve të Shenjta

Një grup të rinjsh nga Shkodra nisen drejt Vendeve të Shenjta

Ditën e shtunë, më 10 tetor 2026, një grup të rinjsh nga qyteti i Shkodrës u nisën drejt Vendeve të Shenjta për kryerjen e adhurimit të Umres.

Më herët, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një bashkëbisedim me grupin në fjalë, ku ndër të tjera mbajti edhe një ligjëratë udhëzuese për këtë udhëtim të begatë.

Në ligjëratën e tij, Myftiu i Shkodrës dha këshilla me dobi për të pranishmit, me qëllim që të shfrytëzojnë çdo moment të këtij udhëtimi të paharruar, për të shijuar çdo etapë të tij nën drejtimin e udhëheqësit të grupit, imamit të nderuar nga Ulqini, H. Suad Ukoshata.

Myftiu informoi të pranishmit për rëndësinë dhe vlerën e vendeve të shenjta, si dhe dobitë e mëdha që përfitohen me kryerjen e Umres.

Ai hodhi dritë rreth haditheve që përkufizojnë pesë përfitimet kryesore të Umres, duke uruar të gjithë pjesëmarrësve në këtë udhëtim jete për adhurime të pranuara dhe Umre plot begati.

Ditën e sotme, në përcjelljen e tyre, Myftiu i Shkodrës u lut që të kenë rrugë të mbarë dhe të kthehen shëndoshë e mirë, me adhurime dhe lutje të pranuara.