Më 2 maj 2022, mijëra besimtarë myslimanë në të gjitha xhamitë e Shkodrës kryen ritualet e Fitër Bajramit, që është një nga festat më të mëdha të fesë islame.
Ceremonitë më kryesore u mbajtën në xhamitë “Ebu Bekër” dhe Parrucë për të falur namazin Bajramit të Ramazanit.
Në xhaminë e Parrucës Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ka uruar, që në këtë festë të shenjtë besimtarët të manifestojnë bashkim, dashuri dhe falje, sikurse është lutur për mbarë njerëzimin për mirësi e paqe me veten dhe me të gjitha krijesat në tokë.
Në ceremoninë e bajramit që u shoqërua më këndimin e disa ilahive nga dy hafizë turk të ardhur enkas nga Diyaneti i Turqisë për t’u angazhuar gjatë Ramazanit dhe Bajramit, folën dhe dhanë mesazhe të vyera edhe dy imamë t e kësaj xhamie, H. Naim Drijaj dhe H. Durim Kasemi.
Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit besimtarët vazhduan festimet në shtëpitë e tyre dhe më të afërmit dhe miqtë e tyre.