“Kujtesa popullore e Shkodrës na sjell fjalët e veprimtarit dhe intelektualit të Rilindjes, Mati Logoreci (1867-1941), mësues i shkollës së parë shqipe në Prizren (1888): “Ne katolikët (shqiptar) ekzistojmë në sajë të myslimanëve. Po të mos ishin myslimanët, sllavët prej kohësh do të na kishin asimiluar ose do të na kishin përzënë prej këtej.”.
Po kështu, kishte shkruar më 1900 edhe një i krishterë korçar: “S’janë vallë muslimanët shqiptar që mbajtën në këmbë gjer më sot ato zakone të të vjetërve tanë që çuditën botën..?! Të mos ishin këta ‘tradhtarë’ të fesë, si thonë ca tradhtarë të mëmëdheut, Shqipëria nuk do të ishte aq e madhe sa është sot; do të ishte përgjysmë, një e katërta, nga shkaku i Shqehvet… Myslimanët shqiptar i vunë frenë përhapjes së detit shqah… Myslimanët e sotëm janë ata që i apin Epirit karakter shqiptar.”.
Edhe Dom Nikollë Mazreku në demaskimin e demagogjisë së Cordignano’s i thoshte se: “nëpërmjet Islamit nuk është shkombëtarizuar asnjë krahinë etnike shqiptare; një meritë dhe një arritje tejet e madhe.”.
…
Qytetet dhe fshatrat kishin xhami e kisha, por asnjëra me ceremonialet dhe ritet e saja, me pamjet e angazhimet e tyre, nuk pengonin njëra-tjetrën, nuk e prishnin qetësinë për qytetarin e cilitdo besim. Kështu, në mesin e shqiptarëve zotëronte një tolerancë për çdo lëvdatë!
…
Misionarja amerikane Delfe Davis shkruante se të gjithë elementët kristianë të Manastirit, deri në vitin 1912, gëzonin liritë e plota fetare, ndërkohë që Kostandin Çerkezi shkruante se të krishterët dhe muslimanët e Shqipërisë kishin marrëdhënie shumë më të mira se katolikët dhe protestanët e Evropës së qytetëruar.”.
Hajrudin S. Muja, “Në fenë e të parëve”, LOGOS-A, Shkup, 2013, f. 38-39.