Ditën e shtunë, më 11 qershor 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, një delegacion të Shoqatës Ndërkombëtare të Dijetarëve Myslimanë (UMAD) nga Turqia, i kryesuar nga prof. dr. Abdulvehab Ekinxhi.
Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu u njoh me aktivitetin e UMAD dhe njëkohësisht i bëri një prezantim vëllezërve, ku i njohu me Shkodrën dhe aktivitetin e Myftinisë Shkodër dhe sfidat aktuale.