Të enjten paradreke, më 8 shtator 2022, në ambientet e Myftinisë Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një vizitë Dr. Adem Gerlegiz, atasheun për çështjet fetare, pranë Ambasadës së Republikës së Turkiye-s në Tiranë.
Fillimisht, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari i uroi mirëseardhjen zyrtarit turk në zyrën e Myftinisë dhe në Shqipëri gjithashtu.
Në një bisedë të ngrohtë mes tyre, Myftiu e njohu mysafirin me jetën fetare dhe aktivitetet e institucionit që ai drejton, me objektivat dhe arritjet në vite.
Gjatë këtij takimi të ngrohtë, u shkëmbyen urime dhe ide për thellimin e bashkëpunimit në rang institucional midis tyre, kryesisht në literaturë, dërgim të hafizëve turk në zonën e Shkodrës për të shërbyer në periudha të ndryshme pranë xhamive të qytetit, etj.
Të dy titullarët vlerësuan miqësinë dhe vëllazërinë tradicionale mes dy vendeve dhe rëndësinë e forcimit të saj nëpërmjet zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve.
Vizita u mbyll me falënderimin e atasheut turk për pritjen vëllazërore nga Myftiu së bashku me stafin e tij.