Me rastin e fillimit të fazës së punimeve të restaurimit të xhamisë së Plumbit, Myftinia Shkodër ju fton të merrni pjesë në faljen e xhumasë së fundit në xhaminë e Plumbit, e cila do të qëndrojë e mbyllur për rreth një vit, derisa të përfundojë edhe restaurimi plotë i saj.
Ju bëjmë me dije, se hytben e sotme do ta mbajë vetë Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.
Gjithashtu, ju njoftojmë, se xhamia e Plumbit do të jetë e mbyllur për të gjitha shërbimet fetare gjatë periudhës së restaurimit.
Allahun e Madhëruar e lusim për mbarëvajtjen e punimeve dhe kryerjen e tyre në formën dhe kohën e përcaktuar!