Mëngjesin e së hënës, më 17 tetor 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga stafi i Myftinisë Shkodër, zhvilloi një inspektim, për të parë nga afër punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit.
Myftiu u njoh me disa prej etapave të këtij procesi të rëndësishëm për xhaminë shekullore, ku aktualisht po punohet në disa drejtime, si brenda objektit ashtu dhe në vakëfin përreth tij.
Nga punimet e rregullta, kanë dalë në pah gjurmë të vjetra të punimeve shekullore brenda objektit, disa varre shekullore, ai dhe disa gjurmë të trashëgimisë islame të kësaj zone.
Myftiu falënderoi drejtuesit e punimeve dhe ekipin e gjerë, që po punojnë në mënyrë intensive për të realizuar në kohë restaurimin e plotë dhe të shumëpritur të xhamisë simbol të rimëkëmbjes së besimit, pas periudhës së diktaturës.