Ditën e enjte, më 20 tetor 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë pune në ambientet e Fondacionit “Mirësia”, ku u prit nga drejtori, z. Korab Kaja.
Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu vlerësoi kontributet e vazhdueshme të Fondacionit “Mirësia” ndër vite, sikurse theksoi se vit pas viti, bashkëpunimi ndërmjet Myftinisë Shkodër dhe Fondacionit “Mirësia” është rritur, duke dëshmuar një përkushtim të madh në drejtim të ndërtimit të xhamive të reja, qendrave kulturore, shtëpive për të pastrehët, përkujdesjes për jetimët, nevojtarët, etj.
Myftiu Sytari dhe z. Kaja diskutuan edhe për format e reja të bashkëpunimit, me qëllim ardhjen në ndihmë komunitetit dhe dëshmimit të frymës së bamirësisë islame gjithandej.