Paraditën e së mërkurës, më 12 tetor 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune në ambientet e Fondacionit Humanitar “Mirënjohja”, ku u prit nga drejtori i këtij fondacioni, H. Samed Shehu, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu falënderoi kontributet e Fondacionit “Mirënjohja” në afrimin e donatorëve dhe projekteve me dobi për bashkësinë islame, sidomos në Shkodër, nëpërmjet të cilave u mundësua, veçanërisht, ndërtimi i xhamisë së bukur të lagjes Kiras, mbështetja e shumë familjeve të jetimëve, etj.
U diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në disa drejtime konkrete me interes të përbashkët.