Ditën e mërkurë, më 7 dhjetor 2022, në qendrën kulturore, pranë xhamisë Barbullush, drejtuesi i arsimit në Myftininë Shkodër, teologu Arben Halluni, zhvilloi një takim më nxënësit e kurseve fetare të kësaj qendre kulturore.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe imami dhe mësuesi i përkushtuar i mejtepit H. Elvis Molla.
Fillimisht, teologu Halluni mbajti një bisedë të shkurtër me vlera edukative dhe me këshilla mjaft të vlefshme për këtë brez të ri, i cili përherë kërkon një vëmendje të vazhdueshme nga të gjithë aktorët edukues.
Në vijim, ai u njoh me përgatitjen e tyre arsimore e kulturore si dhe nevojat e tyre për organizim më tepër të veprimtarive argëtuese.
Më pas, takimi vijoi me zhvillimin e bisedave brenda grupeve, gostitje me asortimente të ndryshme qerasjeje, faljen e namazit të drekës, etj.