
Për herë të parë Kurs Veror Intensiv në Qendrën Kulturore Krye-Bushat
Në fillim të kësaj jave në Qendrën Kulturore, pranë xhamisë Krye-Bushat ka nisur kursi veror 2025, me pjesëmarrjen e rreth 30 nxënësve (djem dhe vajza) të moshave të ndryshme.
Në vargun e veprimtarive që zhvillohen në këtë Qendër me fëmijët e kurseve, përveç mësim-edukimit është edhe argëtimi më veprimtari e lojëra të ndryshme, ku shfrytëzohen mundësitë për të kaluar orë të gëzueshme.
Në këtë kurs veror, që organizohet nga Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit, mori pjesë në një takim, drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, për të parë nga afër zhvillimin e plan-programit të këtij kursi veror, i cili gjatë takimeve dhe bisedave me grupet e nxënësve, falënderoi mësuesin dhe përgjegjësin e qendrës, H. Ritvan Luzaku, për punën dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm, gjatë gjithë procesit mësimor të kursit, si dhe prindërit, të cilët dërgojnë fëmijët e tyre në këto programe me karakter edukativ dhe zbavitës.
Në fund, teologu Halluni dha edhe disa këshilla të dobishme për fëmijët, që do jenë pjesë e këtij aktiviteti për disa javë në Qendrën Kulturore Krye-Bushat.