Në Shkodër përkujtohet Israja dhe Miraxhi
Dita e xhuma, më 17 shkurt 2023, përkoi me natën e 27 të muajit Rexheb, në të cilën ka ndodhur mrekullia e madhe e Pejgamberit (a.s), Israja dhe Miraxhi.
Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, për këtë mrekulli hyjnore dhe një mesazh për besimtarët, duke theksuar, se: “Israja dhe Miraxhi erdhën si përforcim i Hz. Muhammedit (a.s) në rrugën e tij të mundimshme të thirrjes, në edukimin e brezave me dritën e udhëzimit hyjnor dhe begatitë e fesë së Allahut; ISLAMIT!
A nuk është e udhës, që teksa lexojmë për takimin e Resulull-llahut (a.s.) me pejgamberët më të zgjedhur të historisë dhe racës njerëzore, të mësojmë të lexojmë rolin e mrekullueshëm që ka muslimani në jetë, për të ftuar drejt harmonisë në mesin e popujve, besimeve, etniteteve, kulturave dhe për të dhënë shembullin e tij elitar në hartën e madhe të diversitetit, ku ‘më fisniku tek All-llahu, është më i ruajturi!’?”
Në përkujtim të kësaj ngjarja madhore, të udhëtimit natën (Israsë) dhe të ngritjes në qiell (Miraxhit), për mësimet dhe mesazhet, që mbart, hytbeja e xhumasë së kësaj jave, në xhamitë e Shkodrës iu kushtua kësaj mrekullie të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, në përkujtim të kësaj Nate të Madhe, të Israsë dhe Miraxhit, u zhvillua edhe një bashkëbisedim në Tv1 Channel, me H. Lavdrim Hamja, në emisionin “Start” të gazetares Linda Doda (Kavaja).
Përmes këtij bashkëbisedimi, imam Hamja hodhi dritë mbi këtë ngjarje të jashtëzakonshme të mbushur plot me mesazhe dhe mësime, duke shpjeguar fillimisht, se çfarë është mrekullia në Islam, çfarë vlere kanë ato, si kanë ndodhur, etj.
Ndër të tjera ai tha, se Nata e Israsë dhe Miraxhit ka një rëndësi të madhe për muslimanët, sepse kjo ngjarje tregon për vendin e lartë që ka xhamia Aksa, rëndësia e të besuarit te të gjithë Profetët e Zotit, pa dallim mes tyre, ruajta dhe mbrojtja e natyrës së pastër të njeriut nga devijimet e ndryshme, si dhe veçanërisht namazi ose falja e pesë kohëve në ditë, pasi në këtë Natë të Madhe, direkt në këtë udhëtim qiellor, Pejgamberit (a.s) iu dha si dhuratë, detyra e pesë namazeve ditore.