Inspektohen punimet te Qendra e re Kulturore Islame në Mjedë

Inspektohen punimet te qendra e re kulturore islame në Mjedë

Inspektohen punimet te qendra e re kulturore islame në Mjedë

Paraditen e së enjtes, më 22 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, zhvilloi një inspektim në terren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në kantierin e ri të Qendrës Kulturore Islame në fshatin Mjedë, Bashkia Vau Dejës.

Punimet për qendrën e re kulturore islame në Mjedë nisën me datë 5 shkurt 2025, pas ceremonisë simbolike të gurëthemelit, ku morën pjesë Këshilltari i Përgjithshëm i Shoqatës Botërore “Rahmeh”, z. Halid El-Mul-la dhe donatorë bamirës nga Kuvajti. Këto punime po vijojnë me ritme normale.

Kjo Qendër do të gjallërojë edhe më shumë aktivitetin fetar, kulturor dhe social në Bashkinë Vau Dejës. Nëpërmjet ndërtimit të këtyre qendrave kulturore dhe sociale Myftinia Shkodër synon të rrisë aktivitetin e rinisë dhe besimtarëve në përgjithësi duke përcjellur nëpërmjet tyre mesazhet e besimit, harmonisë dhe vëllazërisë në mesin e njerëzve.

Bashkëpunimet e Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirësia” janë të kahershme dhe falë tij janë ndërtuar me dhjetëra xhami dhe qendra kulturore, sikurse janë realizuar edhe projekte të shumta në ndihmë të qytetarëve të zonës Shkodër.