
Myftiu i Shkodrës vizitoi Shoqatën “Istanbul”
Ditën e mërkurë, më 21 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune në ambientet e Shoqatës “Istanbul”, ku u prit nga kryetari i saj, z. Ridvan Seferaj.
Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu dhe kryetari i Shoqatës “Istanbul” diskutuan rreth projekteve të përbashkëta, bashkëpunimit të kahershëm që Myftinia Shkodër ka me Shoqatën “Istanbul” dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Në këtë takim u vu theksi te domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimeve për ruajtjen e ekuilibrave të aktivitetit të larmishëm, që Myftinia Shkodër dhe Shoqata “Istanbul” kanë në qytetin e Shkodrës, sikurse u theksua rëndësia, që kanë takimet e shpeshta në mesin e drejtuesve dhe institucioneve të ndryshme islame në vend, për mirëfunksionimin e jetës fetare dhe gjallërimin e saj me aktivitete të larmishme.