Drejt përfundimit Qendra Kulturore Sociale e xhamisë së fshatit Bardhaj

Drejt përfundimit Qendra Kulturore Sociale e xhamisë së fshatit Bardhaj

Drejt përfundimit Qendra Kulturore Sociale e xhamisë së fshatit Bardhaj

Paraditen se enjtes, më 22 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, zhvilluan një inspektim për të parë nga afër punimet që po realizohen për përfundimin e Qendrës të re Kulturore Sociale të xhamisë së fshatit Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina.

Qendra e re kulturore e këtij fshati pritet të japë një gjallërim aktivitetit fetar, edukativ dhe arsimor të këtij fshati, banorët e të cilit janë lidhur me xhaminë dhe ku rinia është frekuentuese e rregullt e aktivitetit të xhamisë.

Prej vitesh Myftinia Shkodër në bashkëpunim me shoqata dhe fondacione të ndryshme islame po bën të mundur ngritjen e qendrave kulturore dhe sociale pranë xhamive dhe në vakëfet e ndryshme të Shkodrës.

Myftinia Shkodër shpreh falënderimet e saj për kontributin e madh që Fondacioni “Mirësia” ka dhënë dhe vazhdon të japë në drejtim të ngritjes dhe rehabilitimit të infrastrukturës fetare në qytetin e Shkodrës.