
Myftiu inspektoi punimet në kantierin e xhamisë së re të Tophanës
Paraditen e së mërkurës, më 21 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar nga administratori i Myftinisë Shkodër, z. Saimir Dritareti dhe menaxherët e zyrës së Vakëfit, z. Blendi Alushi dhe z. Syrgen Cani, zhvilloi një inspektim në terren për të parë nga afër punimet që po vijojnë në kantierin e ri të xhamisë së Tophanës.
Gjatë këtij inspektimi Myftiu, ndoqi nga afër punimet, sikurse dhe mendimet e tij… uroi punë të mbarë brigadës së angazhuar për realizimin e e këtij projekti, puna për të cilin vijon me ritme normale.
Projekti i ri për xhaminë e Tophanës është bashkëpunim i Myftinisë Shkodër me “Qatar Charity” dhe pritet që të përfundojë sipas limiteve kohore të paracaktuara.