Vizitë vëllazërore e Myftiut të Pukës me këshilltarë
Paraditën e së mërkurës, më 1 mars 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt Myftiun e Pukës, H. Gezim Kopani me këshilltarë, në një vizitë vëllazërore.
Gjatë takimit të ngrohtë, u diskutua rreth aktivitetit të dy myftinive, domosdoshmërisë së leximit me urtësi të zhvillimeve të vendit dhe angazhimin pa rezerva në shërbim të vlerave të Thirrjes Islame në vendin tonë.
Myftiu i Shkodrës e përhajroi Myftiun e Pukës për aktivitetin e larmishëm dhe përpjekjet për të ruajtur gjallërinë e Thirrjes Islame në realitete e kushte të sforcuara e shumë të vështira, njëkohësisht plot vullnet dhe devotshmëri për t’u marrë shembull.
Në takim u diskutua edhe për aktivitetet që Myftinia Pukë ka planifikuar për Muajin Ramazan dhe bashkëpunimin në këtë drejtim.