Drejt restaurimit xhamia e fshatit Zues

Drejt restaurimit xhamia e fshatit Zues

Paraditen e së mërkurës, më 21 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim pune grupin organizator për restaurimin dhe transformimin e xhamisë së fshatit Zues.

Ky takim zhvillohet në kuadër të interesimit dhe përpjekjes, që Myftinia Shkodër po bën për restaurimin e disa xhamive të ndërtuara pas viteve ’90 dhe të cilat kanë nevojë urgjente për restaurim, rindërtim a ndërhyrje të menjëhershme.

Gjatë këtij takimi pune u bë një analizë e projektit dhe e detajeve të hollësishme të tij, që shërbejnë më së miri për transformimin e xhamisë së fshatit Zues dhe rikonstruksionin e kësaj xhamie sa më shpejt.

Myftiu falënderoi të gjithë vëllezërit e angazhuar në këtë drejtim, donatorët, arkitektin dhe zyrën e vakëfeve pranë Myftinisë Shkodër për përpjekjen dhe punën e palodhshme.