Mesazh falënderimi nga Myftiu për bamirësinë saudite me rastin e fillimit të Ramazanit 1444/2023
Ditën e enjte, më 23 mars 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, dha një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së Mbretërisë Saudite, që mundësuan edhe këtë vit furnizimin me një sasi të konsiderueshme pakosh me ushqime për njerëzit në nevojë, familjet e varfra dhe personat e sëmurë, që vijnë si pjesë e projektit bamirës të Qendrës së Mbretit Selman për Ndihma dhe dhe punë Humanitare.
Në mesazhin e tij, Myftiu tha:
“Myftinia Shkodër, në këtë ditë të begatë të muajit të madhnueshëm të Ramazanit, shpreh falënderimin e saj për Qendrën e Mbretit Selam për Ndihmë dhe punë Humanitare, që në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, bënë të mundur që edhe këtë vit, një sasi e konsiderueshme e pakove ushqimore të mbërrijnë në qytetin tonë, në ndihmë të familjeve nevojtare, skamnorëve, jetimëve, por jo vetëm.
Me këtë rast, duhet të nxisim të gjithë ata bamirës, biznesmenë, besimtarë, që kanë mundësi për të dhënë, për të kontribuuar, dhe të dinë që ky muaj i begatë i Ramazanit është muaj i bamirësisë. Kjo është stina për të dhënë dhe për të ndihmuar të tjerët.
Është mëshira e Zotit (xh.sh) që zbret në zemrat tona, e prej aty shpërndahet tek të tjerët. Është muaji i mëshirës dhe Pejgamberi (a.s), na nxit dhe na porosit që: “Të mëshirueshmit i mëshiron Mëshiruesi; mëshironi ata, që janë në tokë, t’ju mëshirojë Ai, që është në qiell!”.
Me këtë rast, unë lutem me zemër, që Allahu (a.xh) ta begatojë kontributin e madh të Qendrës së Mbretit Selam në Arabinë Saudite, atë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të Myftinisë së Shkodrës, të imamëve, të biznesmenëve, të bamirësve gjithandej, që punojnë në një mënyrë a në një tjetër, për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, skamnorëve, jetimëve, nevojtarëve, të sëmurëve, njerëzve me probleme, dhe së bashku me ndihmën e Allahut (a.xh) përpiqemi të bëjmë më të mirën, për të kapërcyer momentet e vështira të jetës sonë.
Allahu ju dashtë dhe me zemër të mirë muajin e Begatë të Ramazanit!”
Ndiqni mesazhin e plotë të Myftiut: