Myftiu vizitoi ekspozitën: “Një fotografi, një ajet”

Myftiu vizitoi ekspozitën: "Një fotografi, një ajet"

Myftiu vizitoi ekspozitën: “Një fotografi, një ajet”

Me datë 9 tetor 2026, u çel ekspozita fotografike “Një fotografi, një Ajet” si fryt i bashkëpunimit të Institutit Yunus Emre Shkodër me Lëvizjen “Genç Değer” (Vlera e të Rinjve).

Ekspozita përmban 22 fotografi të realizuara me mjeshtri dhe profesionalizëm nga nxënës dhe studentë në rajone të ndryshme të Turqisë dhe Ballkanit (Bosnje, Maqedoni e Veriut), ku secila fotografi përmban si emërtim argumentues një ajet kur’anor.

Projekti synon ofrimin dhe afrimin e Kur’anit në përditshmërinë e të rinjve.

Ekspozita do të shëtisë në Shkodër për një kohëzgjatje dy javore, në xhami dhe ambiente të tjera ekspozimi.

 

ÇFARË ËSHTË KONKURSI “NJË FOTOGRAFI, NJË AJET”?

Konkursi “Një fotografi, një ajet” është një konkurs fotografik që organizohet çdo vit që nga viti 2016. Ai organizohet nga Fondacioni “Aksa për Arsim dhe Solidaritet”, në kategoritë e arsimit të mesëm dhe të universitetit. Në këtë epokë ku pamjet zënë një vend parësor, fondacioni synon të kapë gjuhën e të rinjve dhe të zhvillojë veprimtari të përbashkëta me ta, përmes këtij konkursi, të cilin e konsideron një mjet për ta parë botën përmes syve të të rinjve, synon t’u rikujtojë të rinjve të shkollave të mesme dhe studentëve ajetet e Kur’anit, si dhe t’i nxisë ata t’ua rikujtojnë ato edhe të tjerëve.

Synimi është që secili prej të rinjve që dëshiron të marrë pjesë në konkurs të shfletojë faqet e librit tonë të shenjtë, Kur’anit Famëlartë, të përfitojë nga ajo klimë e ndritur dhe të përpiqet të gjejë fotografinë që do t’ia kujtojë Atë.

Me këtë përpjekje, të rinjtë do të kujtojnë një ajet kudo që të hedhin vështrimin dhe do ta shohin Fjalën e Allahut në çdo pamje që dëshmojnë, duke i mbushur kuadrot e tyre me ajetet e Allahut.

Kështu, ndërsa shikojnë përreth, do ta ruajnë gjithmonë të gjallë ndërgjegjësimin se çdo krijesë, e gjallë apo e pajetë, është një “ajet i Allahut”.

Ndërsa rrugëtimi i konkursit vazhdon, ekipi organizon njëkohësisht veprimtari edukative dhe argëtuese për të rinjtë, me qëllim që projekti të arrijë te një publik më i gjerë dhe mesazhi i tij të përcillet ashtu siç duhet.