Atmosferë festive e Fitër Bajramit në disa mejtepe të xhamive të Shkodrës

Atmosferë festive e Fitër Bajramit në disa mejtepe të xhamive të Shkodrës

Ditën e xhuma, më 21 prill 2023, Myftinia Shkodër përmes sektorit të arsimit organizoi disa vizita për festën e Fitër Bajramit në disa mejtepe fetare, konkretisht në xhamitë: Ura e Bunës, Zues, Oblikë, Barbullush dhe Bardhaj.

Drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni gjatë këtyre vizitave përcolli urimin e tij për festën e madhe të Fitër Bajramit, si ditë e veçantë hareje, gëzimi, paqeje dhe lumturie. Ai u lut për suksesin e tyre në jetë, për mirësi dhe begati në familjet e tyre dhe kudo.

Gjatë këtyre vizitave teologu Halluni shpërndau për nxënësit e xhamive të lartpërmendura rreth 40 torta si shenjë gëzimi, si dhe për të qenë më afër njëri-tjetrit në këto ditë atmosferë festive.