Një përfaqësi e solistëve të grupit artistik të fëmijëve për vizitë në Myftininë e Shkodrës

Një përfaqësi e solistëve të grupit artistik të fëmijëve për vizitë në Myftininë e Shkodrës

Ditën e xhuma, më 19 maj 2023, pas namazit të xhumasë, një përfaqësi e solistave të grupi artistik, i cili performoj me ilahi të larmishme, përmes një programi artistik dhe fetar në aktivitetin e iftarit të madh të familjes, u pritën në Myftininë Shkodër nga teologu Arben Halluni.

Shkak i kësaj vizite ishte iftari i familjes i organizuar nga Myftinia Shkodër gjatë muajit të begatë të Ramazanit.

Teologu Halluni në emër të institucionit të Myftinisë si dhe në emrin e Myftiut Imam Muhamed Sytari i falënderoi dhe u shprehu mirënjohje fëmijëve solistë: Eja Zogaj, Erinda Brahimataj, Denis Fika, Klajsa Kapeta dhe Jasemin Mansaku, por në mënyrë të veçantë përgjegjësit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, Shkodër, z. Ermir Zoga dhe imamit të xhamisë Bardhaj, H. Ilir Dizdari, të cilët me përkushtim të vazhdueshëm ndihmuan në realizimin më sukses të programit artistik, në të cilën morën pjesë edhe nxënës të tjerë të mejtepeve të xhamive të Shkodrës.

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe në fund të tij, vizitorëve të nderuar iu dhanë disa dhurata simbolike dhe vlerësuese nga institucioni i Myftinisë Shkodër.