16 Nëntori 1990, jehonë edhe në mediat audiovizive
Në emisionin “Start” të TV1 Channel ishte i ftuar teologu Arben Halluni për të bashkëbiseduar me gazetaren e këtij emisioni, Linda Doda rreth ngjarjes së madhe historike, 16 Nëntori 1990.
Teologu Halluni foli rreth mesazheve dhe frymëzimit që na fal përkujtimi i 16 nëntorit 1990, sot, pas 33 vitesh nga ajo ngjarje e lavdishme dhe që për të gjithë popullin shqiptar mbetet shumë kuptimplote dhe historike.
Ai përmendi edhe rihapjen e xhamisë së Plumbit, pionierja e parë e të gjitha xhamive, ku në këtë datë u bë falja e parë e xhumasë, pas 23 viteve ndërprerje të lirisë së besimit nga diktatura kriminale komuniste.
Ndërkohë, teologu Halluni kërkoi që autoritetet e sotme të shtetit ta akordojnë këtë datë apo të gjitha datat e rihapjes së kulteve në vendin tonë me akordimin më të lartë që ka shteti shqiptar si dhe të shpallen ditë festë kombëtare.
Klikoni këtu për të ndjekur bashkëbisedimin e plotë: