Myftiu priti në takim Arqipeshkëvin e Shkodrës
Paraditën e së mërkurës, më 15 nëntor 2023, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, priti Arqipeshkëvin e Shkodër-Pult, mons. Angjelo Massafra me bashkëpuntorë.
Kjo vizitë vjen në atmosferën e begatë të përkujtimit të 33-vjetorit të rihapjes së objekteve të kultit në Shkodër dhe zhvillimit të ceremonive masive, pas periudhës së egër të ndalimit të fesë me ligj në Shqipëri.
Myftiu Sytari dhe Arqipeshkëvi Massafra ndanë bashkërisht biseda të dobishme rreth besimit, trashëgimisë kulturore, historisë dhe vlerave të lirisë dhe diversitetit.
U soll në vëmendje kontributi i prijësve fetarë për edukimin e individit dhe shoqërisë me vlerat më të mira të harmonisë, solidaritetit, tolerancës dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.
Këto takime mbeten dëshmi e forcimit të mëtejshëm të frymës së harmonisë në mesin e komuniteteve fetare dhe garanci e ruajtjes së traditave të lashta të bashkëjetesës në diversitet.