Takim dhe veprimtari me nxënësit e mejtepit dhe prindërit e tyre në xhaminë Mes-Myselim

Takim dhe veprimtari me nxënësit e mejtepit dhe prindërit e tyre në xhaminë Mes-Myselim

Takim dhe veprimtari me nxënësit e mejtepit dhe prindërit e tyre në xhaminë Mes-Myselim

Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit zhvilloi më 3 maj 2024, pas namazit të xhumasë, një takim më nxënësit e mejtepit, në prani edhe të disa prindërve të tyre në xhaminë e Mes-Myselimit.

Fillimisht, drejtuesi i arsimit teologu Arben Halluni vizitoi godinën e mejtepit të ri që është në përfundim të punimeve dhe po ndërtohet me kontributin e banorëve të zonës si dhe me mbështetjen e Myftinisë Shkodër.

Më pas, u zhvillu takimi, ku teologu Halluni gjatë bisedës së tij, foli për rëndësinë dhe vlerën që ka organizimi i kurseve fetare, sidomos më fëmijët dhe brezin e të rinjve, ku kërkoi më shumë bashkëpunim nga ana e prindërve për të edukuar bashkërisht fëmijët e tyre më frymën e besimit, të adhurimit dhe moralit më të mirë islam.

Kjo veprimtari, ku të pranishëm ishin edhe mësuesit Fatmir Sulaj dhe Naile Sulaj u mbyll më shpërndarjen e dhuratave për gjithë secilin nxënës dhe nxënëse dhe me një koktejl të përgatitur enkas për këtë rast.