Kursi veror 2024 në Qendrën Kulturore Oblikë argëton fëmijët
Para pak ditëve në Qendrën Kulturore, pranë xhamisë Oblikë ka nisur shkolla/kursi veror 2024, me pjesëmarrësit e rreth 50 nxënësve(djem dhe vajza) të moshave të ndryshme, 7-15 vjeç.
Në vargun e veprimtarive që zhvillohen në këtë qendër me fëmijët e kurseve të mësim-edukimit është edhe zbavitja dhe argëtimi, ku shfrytëzohen mundësitë për të kaluar orë të gëzueshme, për të luajtur e për të ngrënë së bashku.
Ambientet brenda dhe jashtë qendrës mundësojnë hapësirë të gjerë dhe një larmi ushtrimesh e veprimtari sportive.
Në këtë kurs veror që organizohet nga Myftinia Shkodër përmes sektorit të arsimit mori pjesë në një nga këto ditë të zhvillimit të këtij kampi edukativ drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, cili falënderoi mësuesen znj. Kimete Elezi, për punën dhe përkushtimin e saj të vyer, gjatë gjithë procesit mësimor të kursit, si dhe prindërit të cilët dërguan fëmijët e tyre në këto programe me karakter edukativ dhe zbavitës.
Teologu Halluni dha edhe disa këshilla të dobishme për fëmijët, që do jenë pjesë e këtij aktiviteti për disa javë.