U zhvillua takimi periodik i radhës i imamëve tanë

U zhvillua takimi periodik i radhës i imamëve tanë

U zhvillua takimi periodik i radhës i imamëve tanë

Ditën e hënë, më 23 nëntor 2026, në ambientet e xhamisë së “Dy Vajzave”, u organizua takimi i radhës i imamëve të Myftinisë Shkodër.

Në qendër të këtij takimi ishte diskutimi rreth fushatës së anëtarësimit të besimtarëve muslimanë të Shkodrës, si dhe organizimi i ri i derseve javore në xhamitë tona.

Në fjalën e tij para imamëve, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vuri theksin tek rëndësia e përkujtimit të ditëve dhe ngjarjeve të shënuara të kalendarit tonë islam, ku u fokusua tek dita e 16 nëntorit 1990, simbolika e saj dhe domosdoshmëria e vlerësimit të saj nga të gjithë pa përjashtim, si më e rëndësishmja e datave të shënuara të kalendarit tonë islam kombëtar.

Myftiu u përqendrua edhe tek disa pika me rëndësi për punën dhe shërbimet plot përkushtim të imamëve, duke vënë theksin tek rëndësia e misionit dhe vlerësimi i shpirtit të traditës.

Një fjalë të veçantë, Myftiu ia kushtoi edhe projektit të ri të anëtarësimit të besimtarëve muslimanë, konferencës së radhës shkencore të imamëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës, kalendarit të ri të derseve javore dhe atij të lëvizjes së hatibëve, sidomos në periudhën e afërt të Tre Muajve të Mirë.

Për të shpjeguar tematikën e anëtarësimit dhe mënyrat e regjistrimit të besimtarëve, foli z. Saimir Dritareti, administrator i Myftinisë Shkodër.

Në fjalën e tij, ai hodhi dritë rreth këtij projekti që ka nisur prej disa viteve në të gjitha myftinitë e Shqipërisë dhe dobitë e tij për Myftininë, imamët, besimtarët dhe aktivitetin tonë të pasur.

Imamët kishin pyetje dhe ndërhyrje me dobi, që e pasuruan edhe më shumë këtë takim vlerash.