Shejkhul-Ez’her: Liria e shprehjes nuk duhet të shndërrohet në pretekst për të fyer dy miliardë muslimanë

Shejkhul-Ez’her: Liria e shprehjes nuk duhet të shndërrohet në pretekst për të fyer dy miliardë muslimanë

 Shejkhul-Ez’her theksoi se liria e mendimit dhe e shprehjes nuk duhet të shndërrohet në një pretekst për të fyer simbolet fetare apo për të lënduar ndjenjat e dy miliardë muslimanëve.

Ai nënvizoi se liria e shprehjes, përpara se të jetë një e drejtë dhe një praktikë, është përgjegjësi morale, shoqërore dhe ligjore, duke theksuar se respektimi i simboleve fetare përbën një vlerë njerëzore, nga e cila nuk duhet të hiqet dorë dhe ndaj së cilës nuk duhet të tregohet asnjë lloj shpërfilljeje apo tolerance për cenimin e saj.

(www.instagram.com/officialazhareg)