Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Mianmari ka kryer gjenocid ndaj pakicës së vet myslimane, Rohingya

Mianmari ka kryer gjenocid ndaj pakicës së vet myslimane, Rohingya

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Mianmari ka kryer gjenocid ndaj pakicës së vet myslimane, Rohingya

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND), gjykata më e lartë e OKB-së, ka vendosur se Mianmari ka kryer gjenocid ndaj pakicës së vet myslimane, Rohingya.

Çështja u ngrit nga Gambia në vitin 2019, pas një fushate shtypjeje të ushtrisë së Mianmarit në vitin 2017, e cila detyroi më shumë se 700 mijë pjesëtarë të komunitetit Rohingya të largoheshin drejt Bangladeshit fqinj.

Hetuesit e OKB-së dokumentuan vrasje në shkallë të gjerë, dhunë seksuale dhe djegie të fshatrave të komunitetit Rohingya gjatë fushatës ushtarake të nisur më 25 gusht 2017.

Një mision faktmbledhës i OKB-së konstatoi më pas se kishte prova të mjaftueshme për të hetuar zyrtarë të lartë ushtarakë të Mianmarit për gjenocid. Mianmari i hodhi poshtë akuzat, duke e cilësuar fushatën e shtypjes si një përgjigje legjitime kundër terrorizmit.

(www.instagram.com/ trtbalkanal)