Ndërroi jetë muezini i xhamisë Rus, z. Nuh Zeka
“Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi!”
Ju lajmërojmë se ka ndërruar jetë muezini i xhamisë Rus, i nderuari z. Nuh Musa Zeka, në moshën 87 vjeçare.
Rahmetliu Nuh Zeka,
– Ka qenë aktivist kujdestar i mirëmbajtjes së xhamisë së lagjes Rus për vite me radhë.
– Ka shërbyer për 18 vite muezin në xhaminë e Rusit.
– Në dhjetor të vitit 2016, Myftinia Shkodër e ka nderuar me Certifikatë Mirënjohjeje me motivacion: Për kontributin e madh dhe shërbimet plot përkushtim në rrugën e ruajtjes së traditave të vyera islame në xhamitë e Shkodrës, nëpërmjet kryerjes me devotshmëri dhe korrektësi të detyrës së muezinit në xhaminë e lagjes RUS.
Myftinia Shkodër shpreh ngushëllimet e saj për familjarët dhe për mbarë besimtarët e Shkodrës.
Xhenazja e tij falet nesër, e martë, më 16 korrik 2024, ora 11.00, te xhamia e Rusit.
ALLAHU E SHPËRBLEFTË SAKRIFICËN, SHËRBIMIN DHE SHEMBULLIN TËND, I NDERUAR Z. NUH ZEKA!
QOFSH NË MËSHIRËN E ALLAHUT!