Mesazhi i Dr.Hamza Roberto Piccardo para largimit nga Shkodra: “Ta duam të mirën dhe ta refuzojmë të keqen!”
Studiuesi dhe shkrimtari i afirmuar italian, Dr. Hamza Roberto Piccardo, i mirënjohur njëkohësisht për përkthimin e Kur’anit Famëlartë në gjuhën italiane, përpara se të largohet nga Shkodra me përshtypjen më të mirë, dha një intervistë mediatike duke nënvizuar në mesazhin e tij: “Ta duam të mirën dhe ta refuzojmë të keqen!”
Si ndikoi përkthimi i librit të Kuranit në konvertimin e të tjerë italianëve në musliman?
Si arriti të botojë mijëra kopje të librit të shenjtë, cili që në rininë e tij ishte ateist, në anarki të plotë me besimin?
Çfarë ka ndodhur me shoqërinë në përgjithësi, familjen?
Terrorizmi, a ka lidhje me islamin?
Çfarë mendon për harmoninë fetare në Shqipëri?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve e të tjera u dhanë nga Dr. Hamza Roberto Piccardo. që së shpejti, përveç transmetimit në TV Star Plus, do të transmetohet dhe në emisionin e Myftinisë Shkodër, “Ora e Xhumasë” në Radio Jehona, si dhe do të botohet e plotë në gazetën “Udha Islame”.
Kujtojmë, se Dr. Hamza Roberto Piccardo gjatë vizitës së tij në Shkodër është takuar me Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari si dhe ka mbajtur një ligjëratë në xhumanë e kaluar në xhaminë e Parrucës.