Nis programi 2 i qarkullimit të hatibëve në xhamitë e Shkodrës

Nis programi 2 i qarkullimit të hatibëve në xhamitë e Shkodrës

Myftinia Shkodër ju bën me dije, se gjatë periudhës 18 tetor – 8 nëntor 2024, disa prej xhamive të Shkodrës do të përfshihen në programin e dytë të qarkullimit të hatibëve për ditën e xhuma.

Me këtë rast, Myftinia Shkodër ju fton që të ndiqni këtë program duke vizituar disa prej xhamive të përfshira në të, në mënyrë që të gjallërohen xhamitë me vizitat e besimtarëve dhe imamët e nderuar të gjejnë mikpritjen, ngrohtësinë dhe interesimin e besimtarëve për ligjërimet e tyre.

Më poshtë, tabela me datat, xhamitë dhe imamët e nderuar të përfshirë në këtë projekt.