Myftiu i Shkodrës: “Shpenzoni më shumë për familjen tuaj!”
Ditën e enjte, më 24 tetor 2024, nëpërmjet një mesazhi drejtuar besimtarëve nga kanali i tij në youtube, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari iu drejtua besimtarëve me një këshillë në lidhje me përkushtimin dhe rëndësinë, që duhet të ketë gjithsecili në raport me familjen e tij.
Ndër të tjera, duke treguar për rëndësinë dhe vlerën që ka angazhimi me familjen, Myftiu u ndal te një hadith i Pejgamberit (a.s), që thonë, se: “Një dinar që shpenzon në rrugë të Allahut; një dinar që shpenzon për të çliruar një skllav; pastaj një dinar që ti e shpenzon dhe e jep një njeri nevojtar; dhe një dinar që ti e jep dhe e shpenzon për familjen tënde; Ta dish, se shpërblimin më të madh tek Allahu e ka dinari, që ti shpenzon për familjen tënde!”
Në vazhdën e shpjegimit të këtij hadithin, Myftiu solli pyetjen, se: Kur ka qenë hera e fundit, që ti ke menduar, që një pjesë të të ardhurave tuaja mujore, t’i ndash dhe të thuash: Këto janë enkas për familjen; që do të thotë, janë: Për argëtimin e tyre, për një udhëtim së bashku me ta, për një dëfrim që ti i bën gruas tënde, djalit tënd, vajzës tënde. Një shumë, që ti e ndan, për t’i marrë me të mirë hatrin e djalit apo vajzës tënde. Por, duhet të kesh parasysh, që ti të kesh një qëllim dhe ky qëllim të jetë fisnik dhe ajo çfarë ti blen për ta, të ketë në vlerë.
Ai, duke fole më tej rreth kalimit të kohës dhe shpenzimit të pasurisë për argëtimin dhe dëfrimin e familjes, tërhoqi vëmendjen, që këto gjëra asnjëherë nuk duhet të kalojnë kufijtë e të lejuare dhe të ndaluarës, pra të mos jenë këto argëtime dhe shpenzime, Zoti na ruajt, në haram dhe gjëra të ndaluara nga Allahu i Madhëruar.
Për të ndjekur të plotë mesazhin e Myftiut, klikoni linkun e mëposhtëm: