Në vazhdën e aktiviteteve të larmishme, me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), ditën e martë, më 20 dhjetor 2016, Myftinia Shkodër organizoi në xhaminë e “Dy Vajzave”, një Mexhlis Hadithi.
U lexuan dhe u komentuan hadithe të kapitujve të ndryshëm nga Përmbledhja “Sahihul-Buhari”, ku Imam Muhamed B. Sytari, teologu Lavdrim Hamja, teologu Ruzhdi Plangaj dhe teologu Adrian Uraj, lexuan dhe komentuan hadithe të spikatura rreth temave, si: pajtimi dhe afrimi në mesin e muslimanëve, dituria dhe urtësia e saj, etika dhe edukata islame, përkushtimi i zemrave dhe qetësimi i tyre etj.
Ligjëruesit vunë theksin te domosdoshmëria e leximit të vazhdueshëm dhe ruajtjes nga tejkalimi i caqeve në marrëdhënie me fenë, besimin, vëllazërinë islame, marrëdhëniet sociale etj.
Ndërkohë, ditën e djeshme, në xhaminë e Perashit, pas namazit të mesditës u zhvillua një tjetër “Mexhlis Hadithi”, ndërsa ditën e nesërme, të mërkurën, më 21 dhjetor 2016, stacioni i radhës i këtij zinxhir tubimesh, do të jetë xhamia e Dudasit, për namaz të akshamit.