Takim pune për zhvillimin e vakëfit të Parrucës

Takim pune për zhvillimin e vakëfit të Parrucës

Takim pune për zhvillimin e vakëfit të Parrucës

Paraditen e së mërkurës, më 21 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari priti arkitektin, z. Jurtin Hajro, i ngarkuar për zhvillimin e projektit të rehabilitimit të zonës Zdralej, që përfshin edhe pjesën e xhamisë së Parrucës.

Në këtë takim merrte pjesë edhe ish nënkryetari i Bashkisë Shkodër, z. Onid Bejleri, përgjegjës për ndjekjen e këtij projekti që në ditët e para të tij.

Në këtë takim pune, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vuri theksin te disa kërkesa dhe propozime të Myftinisë Shkodër në funksion të zhvillimit të vakëfit të saj të shenjtë. Myftiu vuri theksin te rëndësia që kanë vakëfet për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe lobimin e kahershëm të Myftinisë Shkodër për zhvillimin e vakëfeve të ndryshme në territorin e saj.

Myftiu u ndal te vakëfi i xhamisë së Parrucës ku shprehu disa mendime konkrete, mbështetur edhe në ruajtjen e traditë së vjetër dhe shfrytëzimin e vakëfit për të mirën e xhamisë dhe Myftinisë Shkodër. Myftiu theksoi se është e domosdoshme, që zhvillimi i vakëfit të xhamisë së Parrucës të konkretizohet edhe me gjurmë reale, që lidhin të sotmen me të shkuarën dhe dëshirën e mirë për ruajtjen e identitetit të vakëfit.

Myftinia Shkodër shpreson që kërkesat e saj legjitime për shfrytëzimin e vakëfit të saj të gjejnë miratimin e duhur, në mënyrë që edhe zona përreth xhamisë së Parrucës të marrë një pamje tjetër në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të qytetit.