Myftiu priti thirrësin islam, H. Burhan Fili

Myftiu priti thirrësin islam, Burhan Fili

Myftiu priti thirrësin islam, H. Burhan Fili

Paraditen e së xhumasë, më 16 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari priti në një takim të përzemërt thirrësin islam shqiptar me banim në ShBA, H. Burhan Fili.

Gjatë këtij takimi të përzemërt Myftiu i Shkodrës vlerësoi kontributin e madh të thirrësit islam, H. Burhan Fili, i cili është aktiv me takime, ligjërata dhe aktivitetet të shumta anembanë botës.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, H. Burhan Fili vuri theksin te rëndësia që ka kujtimi i mirë i hoxhallarëve të shkuar të Shkodrës, të cilët ishin dhe mbetën burim udhëzimi, prej të cilëve morën mësim sa e sa djem të rinj dhe vajza të reja, që vazhdojnë akoma sot të punojnë me përkushtim në shërim të thirrjes islame. Këtu, ai solli në vëmendje dijetarin e madh me famë botërore, Shejkh Vehbi S. Gavoçi, si dhe një elitë dijetarësh dhe hoxhallarësh, të cilët përmenden për kontributet e shquara.

Kjo vizitë i parapriu ftesës, që Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari i drejtoi thirrësit islam, H. Burhan Fili për të ligjëruar në ditën e sotme nga minberi i xhamisë së Parrrucës.

Këto ftesa vinë në kuadër të aktiviteteve të larmishme që Myftinia Shkodër po organizon në këtë vit jubilar, i 35 i rihapjes së xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor 1990, që shënoi edhe rënien e komunizmit dhe rilejimin e fesë dhe aktivitetit fetar në Shqipëri.