Myftiu i Shkodrës: “Çfarë nuk keni ditur për Katër Muajt e Shenjtë!”

Myftiu i Shkodrës: “Çfarë nuk keni ditur për Katër Muajt e Shenjtë!”

Në kuadër të ligjëratave me rastin e Katër Muajve të Shenjtë (Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, Muharrem dhe Rexheb), dhe në atmosferën e begatë të prag muajit Ramazan 1446 hixhri, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari nisi të xhumanë, më 10 janar 2025, një cikël ligjëratash kushtuar mirësisë dhe begative me të cilat është rrethuar kjo periudhë e begatë e vitit hënor.

Nga kursia e xhamisë së Parrucës, Myftiu i Shkodrës iu drejtua besimtarëve me mesazhe që lidhen me mirësinë dhe begatinë e madhe që ka periudha e Katër Muajve të Shenjtë. Ndër të tjera, ai theksoi se: “Në Kur’anin Famëlartë, në suren Et-Teube: 36, përmendet një detaj shumë interesant, që lidhet me shenjtërinë e katër muajve, prej dymbëdhjetë muajve të vitit.

Në hadithe të ndryshme, mësojmë se këta katër Muaj, janë: Dhulkade, Dhulhixhe, Muharrem, që vijnë njëri pas tjetrit, si dhe muaji Rexheb, mes Xhumadas dhe Shabanit.

Mufesirë të ndryshëm e të shumtë të Kur’anit Famëlartë, duke nisur nga sahabiu, Hz. Abdullah Ibn Abbas (Allahu qoftë i kënaqur me të), e duke vazhduar deri në ditët e sotme, kanë shpjeguar domethënien e ajetit të Katër Muajve të Shenjtë, si dhe veçoritë e kësaj periudhe të begatë, urtësinë hyjnore në këtë veçim të tyre, sjelljen e arabëve para Islamit me këto muaj, si dhe atë çfarë duhet të bëjë besimtari musliman në këtë periudhë të çdo viti!”

Këto dhe të tjera detaje të shpjeguara me imtësi, mund t’i mësoni në minutat e këtij dersi, që Imam Muhamed B. Sytari, mbajti të xhumanë, më 10/11/2025, në xhaminë e Parrucës, Shkodër.