Jomuslimanë që agjërojnë, a u ka vlerë?

Jomuslimanë që agjërojnë, a u ka vlerë?

Jomuslimanë që agjërojnë, a u ka vlerë?

Video mesazh nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili trajton një temë shumë interesante dhe aktuale: Jomuslimanëve që agjërojnë, a u ka vlerë?

Një plak i urtë në Bernë, të xhumanë e 7 marsit 2025, pas ligjëratës së mbrëmjes dhe namazit të 20 rekateve të teravisë, me xhaminë e tejmbushur, më pyeti për rastin e disa jomuslimanëve, që në realitete të ndryshme, shqiptare dhe jo vetëm, kudo në botë, provojnë të agjërojnë, qoftë edhe një ditë të vetme. A ju vlen atyre ky agjërim.

Unë buzëqesha dhe ju përgjigja, ndërkohë imami i xhamisë, që qëndronte ulur bri meje, u ngrit dhe u largua nga mexhlisi. Në fakt, unë e dija se do të largohej dhe arsyen e largimit…

Nuk kaloi shumë dhe imami u kthye, me sytë që i shndrisnin e fytyrën e qeshur. Unë kërkova që ai të na tregonte arsyen e largimit, që edhe të pranishmit ta mësonin.

Dhe imami nisi të tregonte… Foli e foli, aq sa të gjithë u gëzuam dhe me tekbire e urime e falënderuam, duke e konsideruar lajmin e tij, myzhde të madhe të kësaj Nate të Madhe..!

Ju ftojmë ta shijoni në këtë videomesazh.