Të mërkurën, më 19 mars 2025, në mjediset e jashtme të xhamisë Mjedë u organizua iftari i madh tradicional i familjes.
Qindra besimtarë muslimanë (rreth 500 vetë) bashkë me fëmijët dhe familjet e tyre morën pjesë në këtë iftar të vëllazërisë.
Në këtë iftar ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Vau Dejës, z. Kristian Shkreli dhe autoritete të tjera të zonës.
Pas këndimit të ezanit të akshamit, përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni në fjalën e tij të rastit tha se, muaji Ramazan vjen si reflektim i afrimit familjar, konsolidimit dhe ruajtjes së tabanit të saj shekullor.
Teologu Halluni tha se familja është dhurata më e madhe që i ka dhënë Zoti Fuqiplotë njerëzimit dhe pikërisht për këtë duhet ta ruajmë atë si bërthamë të çdo shoqërie si dhe të sillemi mirë më njeri-tjetrin.
Më pas, të gjithë të pranishmit nën shoqërimin e ilahive të larmishme shijuan iftarin e madh të familjes, duke vijuar më dua-lutjen e imamit të xhamisë, H. Asllan Babaj dhe faljen e namazit të akshamit.