Myftinia Shkodër vazhdon shpërndarjen e ndihmave të Ramazanit

Myftinia Shkodër vazhdon shpërndarjen e ndihmave të Ramazanit

Myftinia Shkodër vazhdon shpërndarjen e ndihmave të Ramazanit

Paraditen e sotme, e enjte, më 20 mars 2025, me rastin e muajit të Begatë të Ramazanit, Myftinia Shkodër ishte e pranishme me shpërndarjen e pakove të Ramazanit te Shoqata “Në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar mendore”, dega Shkodër.

Pakot e sotme ishin pjesë e kontingjentit të 300 pakove ushqimore për Ramazanin, që Myftinia Shkodër realizon me mbështetjen e “Helping Hand For Relief and Development (HHRD Global)” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teologu Arben Halluni përpara mediave u shpreh, se muaji i Ramazanit është muaj i solidariteti, ndihmës, përkrahjes dhe mbështetjes së shtresave të ndryshme në nevojë. Kjo është thirrja e Islamit, i cili na nxit që të jemi përherë në ndihmë të njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojmë për mirën e të gjithëve.

Në emër të shoqatës, përshëndeti kryetarja znj. Vitore Toma, e cila falënderoi Myftininë Shkodër, e cila gjithmonë është e gatshme për të ndihmuar anëtarët e kësaj shoqata.

Me këtë rast, Myftinia Shkodër falënderon Helping Hand for Relief and Development, USA dhe të gjithë donatorët e tjerë, që kontribuojnë me projekte të larmishme bamirëse gjatë Ramazanit, por jo vetëm.

Shpërndarja e ndihmave të Ramazanit do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, duke kryer me ndihmën e Zotit, me suksese këto projektet bamirëse dhe amanetin e tyre.