Në kuadër të përkujtimit të 10 vjetorit të inaugurimit të xhamisë së Parrucës, më 23 mars 2007, në të njëjtin vakëf, ku më parë në dekada e shekuj ngriheshin edhe dy xhamitë e tjera, Myftinia Shkodër ka përgatitur një program të larmishëm me aktivitete.
Një pikë e rëndësishme e këtyre aktiviteteve është edhe programi tremujor i vaseve pas akshamit dhe hytbeve të xhumasë në periudhën 12 janar 2017 – 16 mars 2017, në xhaminë e Parrucës.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër ju fton të bëheni pjesë e këtyre derseve dhe hytbeve, duke përfituar nga imamët e nderuar dhe mesazhet e këtyre tubimeve të begata.
Më poshtë, programi i derseve dhe i hytbeve në xhaminë e Parrucës, në periudhën 12.1.2017 – 16.3.2017.