Mbrëmje përkujtimore për H. Fejzi Zaganjorin

Mbrëmje përkujtimore për H. Fejzi Zaganjorin

Mbrëmje përkujtimore për H. Fejzi Zaganjorin

Në kuadër të 35-vjetorit të rikthimit të lirisë së besimit në vendin tonë, më 11 nëntor 2025, në xhaminë e Rusit, pas namazit të akshamit, Myftinia Shkodër zhvilloi një mbrëmje përkujtimore kushtuar H. Fejzi Zaganjorit, imam me kontribute të mëdha fetare e kombëtare.

Programi u hap me lexim të Kuranit Famëlartë nga hafiz Gilman Molla, ndërsa me një fjalë hyrëse, Arben Halluni solli në vëmendje kontributin e çmuar të Haxhi Fejzi Zaganjorit në shërbim të fesë dhe atdheut.

Më pas, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, në fjalën e tij u ndal në disa momente domethënëse të jetës dhe veprës së Haxhi Fejzi Zaganjorit, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin shpirtëror të brezave për dashurinë ndaj Zotit të Vetëm, ndjekjen e mësimeve profetike, forcimin e familjes dhe kultivimin e paqes sociale.

Gjatë aktivitetit u shfaq edhe një pjesë nga ligjërata e Haxhi Fejzi Zaganjorit, mbajtur pak muaj para se të ndërronte jetë, e cila përcolli emocione të veçanta tek të pranishmit.

Mbrëmja u mbyll me vlerësime dhe mirënjohje për shpirtin e tij dhe për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim ndaj besimit dhe kombit shqiptar.