
Myftiu i Shkodrës priti në një takim të përzemërt Myftiun e Bursës
Ditën e martë, më 6 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt homologun e tij, Yavus Selim Karabayir, Myfti i Bursës në Republikën e Turkijes.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu i Bursës shoqërohej edhe nga i nderuari, z. Rafet Bilaç dhe delegacioni shoqërues.
Takimi i përzemërt solli edhe një herë në vëmendje lidhjet e vjetra shekullore historike, që Shkodra ka me qytetin e Bursës dhe Turkijen në përgjithësi.
Myftiu Sytari i uroi mirëseardhjen Myftiut Karabayir në Shkodër, duke theksuar se vizitë është vazhdimësi e urave të komunikimit dhe lidhjeve të mira në mesin tonë.
Nga ana e tij, Myftiu i Bursës shprehu kënaqësinë e tij të madhe për këtë vizitë të parë në Shqipëri dhe Shkodër, ku theksoi se është i mahnitur nga natyra e bukur, nga mikpritja e njerëzve dhe atmosfera e ngrohtë shpirtërore, që shijohet në Shkodër.
Takimi vazhdoi me biseda të ngrohta vëllazërore, ku u diskutua rreth temave me interes të përbashkët.
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i Bursës ftoi Myftiun e Shkodrës për një vizitë vëllazërore në Myftininë e Bursës në një moment të përshtatshëm.