Xhamitë, mjedise për edukim dhe mbështetje të nxënësve

Xhamitë, mjedise për edukim dhe mbështetje të nxënësve

Xhamitë, mjedise për edukim dhe mbështetje të nxënësve

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit në disa prej xhamive të rrethit Shkodër zhvilloi në datat 26 dhe 27 gusht 2025 veprimtari arsimore me nxënësit që ndjekin mësimet e mejtepeve/kurseve fetare.

Në xhaminë e Shtojit të Ri, Njësia Administrative “Rrethina”, në bashkëpunim me kontributin e xhematit dhe nën kujdesin e imamit H. Ervin Juku u shpërndanë 40 çanta mësimore falas për fëmijët pjesëmarrës në kurset fetare edukative, duke dhënë kështu një ndihmë të çmuar për përgatitjen e tyre shkollore.

Ndërsa në xhaminë e fshatit Shkjezë, Njësia Administrative “Bushat”, u organizua një takim me nxënësit e mejtepit, ku mori pjesë edhe drejtuesi i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni si dhe mësuesi në këtë kurs fetar, H. Sami Plori.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e përkujdesjes për moshën e re dhe formimin e tyre të shëndoshë, si në aspektin arsimor, ashtu edhe atë moral e fetar.

Këto veprimtari u pritën me interes dhe me kënaqësi nga nxënësit dhe prindërit, duke dhënë një mesazh inkurajues për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026.