Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” çel vitin e ri shkollor 2025 – 2026
Me moton “Së bashku jemi familje”, në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” – dega e djemve, ditën e hënë, më 8 shtator 2025 u zhvillua ceremonia e hapjes së vitit të ri shkollor 2025 – 2026.
Aktiviteti u shoqërua me një program artistik e kulturor, përgatitur dhe interpretuar nga vetë nxënësit e shkollës, të cilët përcollën mesazhe edukative dhe frymë bashkimi.
Ceremoninë e përshëndetën z. Kujtim Dervishi, drejtor i shkollës, teologu Arben Halluni, drejtues për arsimin pranë Myftinisë Shkodër dhe z. Sejmir Sela, zv/drejtor dhe koordinator i shkollës.
Një veprimtari e ngjashme u zhvillua më pas edhe në Medresenë e vajzave, ku atmosfera festive dhe mesazhi i unitetit u përcollën me të njëjtin entuziazëm dhe madhështor.
Ceremoninë e përshëndetën nën/drejtoret e medresesë, znj. Valjeta Golemi dhe znj. Hamidije Kraja.
Me këtë ceremoni, Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” shënoi një fillim të mbarë për vitin e ri shkollor, duke theksuar rëndësinë e dijes, edukimit dhe bashkëpunimit mes nxënësve, mësuesve dhe familjes së gjerë shkollore, sidomos në këtë jubile të 35 vjetorit të rikthimit të lirisë së besimit në vendin tonë dhe më pas të hapjes së medresesë së Shkodrës.














