Republika Arabe e Sirisë njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur

Republika Arabe e Sirisë njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur

Republika Arabe e Sirisë njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur

Nën kujdesin e Mbretërisë Arabe Saudite dhe me mbështetje nga Republika e Turkijes, Republika Arabe Siriane lajmëroi sot, më 29 tetor 2025, njohjen e saj zyrtare të Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Jashtë i Republikës Arabe të Sirisë, Es’ad Hasen Esh-Shejbani, në një postim zyrtar në platformën ‘X’, datë 29 tetor 2025.

Lajmi i njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë është një moment i gëzueshëm për çdo shqiptar, si dhe dëshmi e vëllazërisë dhe e bashkëpunimit të vjetër e të sinqertë ndërmjet dy popujve tanë përgjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit.

Vlen të theksohet se komuniteti shqiptar, arnautët janë banorë të respektuar dhe të nderuar në Republikën Arabe të Sirisë. Ata kanë dhënë kontribute të çmuara për Sirinë, që nga momenti i parë i emigrimit të tyre në këtë vend të bekuar.

Për Myftininë e Shkodrës dhe qytetin tonë, Siria dhe kryeqyteti i saj Damasku në veçanti, kanë një vend të veçantë në memorien tonë kombëtare, pasi Damasku është vendi ku shumë familje të nderuara shkodrane emigruan në periudhën e fillim shekullit të 20-të.

Allahu të Madhëruar i lutemi që të begatojë dy popujt tanë dhe dy vendet tona, e mbarë njerëzimin duke i udhëhequr të gjithë pa përjashtim drejt paqes, harmonisë dhe mirëqenies.