Rinia gjallëron xhaminë e Parrucës në Natën e Madhe të Kadrit

Rinia gjallëron xhaminë e Parrucës në Natën e Madhe të Kadrit

Rinia gjallëron xhaminë e Parrucës në Natën e Madhe të Kadrit

Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, mbrëmjen e të hënës më 27 Ramazan 1447/16 mars 2026, në xhaminë e Parrucës u fal namazi i teravisë me një pjesëmarrje të madhe besimtarësh të moshave të ndryshme, veçanërisht të rinj, të cilët mbushën xhaminë për të përjetuar mirësitë dhe faljet e netëve të fundit të Ramazanit.

Në prag të faljes të namazit të jacisë, teologu Arben Halluni në emër të Myftinisë Shkodër mbajti një fjalë përshëndetëse, ku përcolli disa mesazhe të rëndësishme rreth Natës së Madherueshme të Kadrit, duke theksuar vlerën e jashtëzakonshme që ka kjo natë në jetën e besimtarit dhe rëndësinë e shfrytëzimit të saj me dua-lutje, adhurim dhe pendim të sinaqertë.

Më pas, besimtarët së bashku, nën drejtimin e teologëve H. Arben Halluni dhe H. Gëzim Dungaj falën namazin e jacisë, teravisë dhe vitrit, ndërsa xhamia ishte e mbushur plot me besimtarë, ku spikaste veçanërisht prania e të rinjve.

Kjo pjesëmarrje e gjerë dëshmon gjallërinë e besimit dhe lidhjen e fortë të rinisë me xhaminë dhe vlerat shpirtërore.

Edhe në xhamitë e tjera të qytetit dhe fshatrave ishin të mbushur më besimtarë në kërkim dhe përjetim të Natës së Madhe të Kadrit.