Myftinia Shkodër në mbështetje të Shoqatës “Në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar mendore”
Ditën e martë, më 17 mars 2026, në kuadër të veprimtarive humanitare për Muajin e Begatë të Ramazanit, Myftinia Shkodër ka vijuar mbështetjen ndaj shtresave në nevojë, duke shpërndarë 40 pako ushqimore për shoqatën “Në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar mendore”, dega Shkodër.
Kjo nismë u realizua falë bashkëpunimit me Fondacionin “Mirësia”, i cili kontribuoi në sigurimin e pakove ushqimore, duke sjellë një lehtësim për këtë shtresë dhe familjet e tyre.
Në këtë shpërndarje ishte i pranishëm përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, teologu Ervil Kuçi, i cili theksoi rëndësinë e solidaritetit, përkujdesjes dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.
Përmes këtyre iniciativave gjatë Muajit të Begatë të Ramazani, por jo vetëm, Myftinia Shkodër dhe shoqatat e fondacionet me të cilat bashkëpunon, synon të forcojnë frymën e humanizmit dhe të solidariteti, duke qenë pranë çdo familjeje në nevojë, veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit.






