Përfundon me sukses Kursi Veror “Buz’qesh 2026”, edicioni i 5-të

Përfundon me sukses Kursi Veror “Buz’qesh 2026”, edicioni i 5-të

Përfundon me sukses Kursi Veror “Buz’qesh 2026”, edicioni i 5-të

Ditën e xhuma, më 3 korrik 2026, përmes një ceremonie u përmbyll me shumë emocione, gëzim dhe atmosferë festive Kursi Veror “Buz’qesh 2026”, edicioni i 5-të, i organizuar nga Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit në xhaminë e Madhe, “Ebu Bekër” – Fushë Çelë.

Këtë vit, Kursi Veror “Buz’qesh 2026” përfshiu pjesëmarrjen e mbi 140 fëmijëve/nxënësve të moshave 5-12 vjeç.

Në ceremoninë përmbyllëse mori pjesë Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili shprehu falënderimin dhe kënaqësinë e tij për organizimin e këtij kursi veror intensiv. Ai vlerësoi lart mbarëvajtjen e aktivitetit, angazhimin e stafit organizues të mësueseve, znj. Zamira Puka-Bushati, znj. Almeda Tusha  dhe pjesëmarrjen e nxënësve përgjatë këtyre 3 javëve.

Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe drejtuesi i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili falënderoi mësueset dhe animatoret për punën e vyer dhe përkushtimin e treguar gjatë zhvillimit të këtij kampi veror intensiv.

Më pas u realizua një foto e përbashkët me nxënësit dhe me praninë e Myftiut të Shkodrës, ndërsa ceremonia u përmbyll me një koktej vëllazëror.

Gjatë këtij kursi veror, përgjatë tre javëve të zhvillimit të tij, janë organizuar aktivitete të shumta edukative, mësimore, argëtuese dhe zbavitëse, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë , edukimi dhe afrimi mes fëmijëve të moshave të ndryshme.